Pëllumbi Pëllumbi
 
 
SHOQATA E PËLLUMBAVE AKROBATIKË TË KOSOVËS NË ZVICËR
 





e reBallina

 

Pëllumbi

 

 

 

* * *

 

 

* * *

 

Qëllimi i kësaj faqeje të internetit

Me këtë faqe të internetit ne duam t'ua bëjmë të mundur të gjithë kultivuesve dhe dashamirëve të pëllumbave në diasporë si dhe në vendlindje të njoftohen mbi aktivitetin e shoqatës sonë në Zvicër, të shkëmbejmë njoftimet dhe përvojën e krijuar në këtë lëmi shumë interesante, si dhe të lidhemi më afër me njëri tjetrin.

Kultivimi i pëllumbave nuk është vetëm një hobi ynë me të cilin merremi në kohën e lirë, por është dhe një përkushtim për të mbajtur gjallë frymën atdhetare në mesin e mërgimtarëve tanë, që edhe përmes kultivimit të pëllumbave nga Kosova të shprehim mallin dhe dashurinë për atdheun tonë, Kosovën martire, tani shtet i ri dhe i pranuar në arenën ndërkombëtare. Duke kultivuar pëllumbat nga Kosova ne kemi mundësi të njoftojmë edhe opinionin e huaj mbi pasuritë tona shekullore sa i përket këtij shpendi tejet fisnik e të talentuar. Përmes prezantimit tonë nëpër ekspozita ndërkombëtare të pëllumbave si dhe pjesëmarrjes sonë nëpër garat lokale e ndërkombëtare ne kemi mundësi të përfaqësojmë sado pak Kosovën tonë, ta bëjmë atë më të njohur dhe më të afërt edhe për të tjerët.

Kjo faqe e internetit do të bëhet një dritare flladi i vendlindjes, një freski shpirtërore e jona. Do bëhet një urë lidhëse e të gjithë dashamirëve dhe kultivuesve të pëllumbave shqiptarë kudo, si në vendlindje ashtu edhe në hapësirat evropiane, e pse jo edhe në ato botërore.

 

 

Për hapjen e kësaj dritareje të pëllumbave të Kosovës në internet kontribuan me mjete financiare Naser Bajrami, Avni Muharremi, Sabit Sejdiu, Musa Zuzaku dhe Himet Limani.

Ndërsa një kontribut të veçantë, jo vetëm me mjete financiare por edhe me angazhimin e tij personal si dhe me furnizim me materiale të shkruara kontribuoi Rushit Rushiti.