Historiku i shoqatës
 |
| I ndjeri xha Shabani nga Prishtina |
* * *
Historiku i Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë(rrotullues)
të Kosovës në Zvicër SHPAKZ
Kultivimi i pëllumbave të Kosovës në Zvicër ka filluar që në fillim të viteve '90. Entuziastë dhe adhurues të pëllumbave rrotullues të Kosovës ngritën për një kohë të shkurtës në shumë kantone të Zvicrës kotecat e pëllumbave. Fillimisht në mënyrë individuale, e pak më vonë edhe në mënyrë grupore, filluan kultivimin dhe prezantimin e pëllumbave nga Kosova. Ata filluan të marrin pjesë edhe nëpër ekspozita ndërkombëtare të pëllumbave.
Ballafaqimi me realitetin se, si individë apo si grup i vogël nuk mund të bëhet prezantimi si duhet, i shtyri shumë kultivues të afrohen më shumë me njëri tjetrin, çfarë edhe solli deri te ideja për krijimin e një shoqate për kultivuesit e pëllumbave nga Kosova. Ideja për krijimin e një shoqate lindi, pra, si domosdo e prezantimit para të huajve, për të arritur t'u bëhet ballë më lehtë edhe agresivitetit të egër e të pakuptimtë të kultivuesve serbë të pëllumbave, të cilët në mënyrë institucionale gjenin terren të dezinformimit të opinionit evropian, duke përvetësuar si të tyren gati të gjitha llojet e pëllumbave të nënqiellit shqiptar, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi
* * *
Anëtarë të shoqatës "DARDANIA" në Zvicër në vitin 2012
Më 21 janar 2012 anëtarët e Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër, SHPAKZ "DARDANIA", si dhe kryesia e shoqatës organizuan darkën e vitit për anëtarësinë e saj, darkë e cila u organizua në restaurant Alba në Bern. Ky takim vjetor i shoqëruar me një darkë të përbashkët në fund, filloi në ora 18:30.
Ky takim vjetor i anëtarësisë ishte një rast për të gjithë që të njoftohen edhe rreth gjithë aktivitetit të shoqatës sonë gjatë vitit 2011, me çrast u bë edhe shpërndarja e shpërblimeve, mirënjohjeve dhe trofetë për kultivuesit e pëllumbave garues të këtij viti.
Këtë takim e hapi kryetari i deritanishëm, zotëri Avni Muharremi, i cili me pak fjalë njoftoi të pranishmit lidhur me aktivitetin e shoqatës dhe mbarëvajtjen e këtij takimi. Pastaj ai ia dha fjalën sekretarit të deritanishëm, Rushit Rushitit, i cili njoftoi të pranishmit lidhur me mbarëvajtjen e aktivitetit deri në themelimin e Superligës së garave të tëllumbave akrobatikë të Kosovës në nivel të Zvicrës. Në Superligë, siç njoftoi Rushiti, marrin pjesë tri shoqata të pëllumbave akrobatikë të Kosovës, Dardania, Krahsjellsi i Kosovës dhe Bardhoshi.
Në emër të kryesisë së shoqatës Dardania raportin vjetor të aktivitetit të gjithmbarshëm të shoqatës gjatë vitit 2011 e lexoi arkatari Riza Rizai. Raporti përfshinte gjithë aktivitetin dhe të arriturat e shoqatës gjatë vitit 2010. duke potencuar angazhimin e palodhshëm të të gjithë anëtarëve të shoqatës, e sidomos gjatë përpjekjeve rreth themelimit të Superligës. Rizai raportoi edhe mbi gjendjen financiare dhe buxhetore të shoqatës për vitin 2011.
Në ekspozitën e 90-të nacionle të pëllumbave të Zvicrës, të organizuar më 9 deri 11 dhjetor 2011 në Altbüron, Shoqata e Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër "Dardania" u përfaqësua me dy lloje të pëllumbave nga Kosova, dhe ate, Rushit Rushiti me gjylinë e Kosovës ndërsa Musa Zuzaku me pëllumbin akrobatik (rrotullues) të Kosovës.
Pas leximit të raportit vjetor, i cili u prit me duartrokitje të përzemërta, kryetari i deritanishëm shoqatës, zotëri Avni Muharremi së bashku me anëtarë të tjerë të shoqatës shpërndanë mirënjohjet, trofetë dhe shpërblimet kultivuesve më të suksesshëm të shoqatës sonë për vitin 2011. Kështuqë për tre vendet e para për gjatësinë më të madhe të rrotullimit të pëllumbave për vitin 2011 u shpërblyen:
1. Avni Muharremi, me gjatësinë e rrotullimit të pëllumbit prej 147 m, duke arritur një rekord të paparë deri më sot në shoqatën tonë.
2. Naser Sahiti, me gjatësinë e rrotullimit prej 128 m
3. Naser Sahiti, me gjatësinë e rrotullimit prej 85 m
Kryesia e shoqatës ndau dy medalje për matësit me dylbi, të cilët gjatë garave të vitit 2011 kryen me sukses detyrën e matësit të rrotullimeve të pëllumbave:
1. Himet Limani
2. Urim Musliu
Në këtë takim pastaj u zgjodh kryesia e re prej pesë anëtarëve, të cilët do ta drejtojnë shoqatën gjatë vitit 2012. Zgjedhjet për kryesinë e re i drejtoi kryetari i deritanishëm, zotëri Avni Muharremi. Kësaj here anëtarësia zgjodhi për kryetar të shoqatës "Dardania" me aklamation zotëri Hashim Aliqi. Pas kësaj takimi vazhdoi me zgjedhjen e anëtarëve të tjerë të kryesisë.
Në këto zgjedhje u zgjodh kryesia e re e përbërë prej:
1. Hashim Aliqi, kryetar
2. Shaip Kurtaj, nënkryetar
3. Gëzim Gashi, sekretar
4. Riza Rizai, arkëtar dhe
5. Urim Musliu, koordinator
Kryesia e vjetër ua dorëzoi të gjitha detyrat kryesisë së re duke barazuar edhe gjendjen materiale të shoqatës. Me këtë rast kryesia e re falenderoi kryetarin e deritanishëm, zotëri Avni Muharremi, për punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm për mbarëvajtjen e shoqatës gjatë vitit 2011.
|
01. Avni Vishi
02. Bajrush Banulla
03. Fadil Sabedini
04. Skender Ramadani
05. Himet Limani
06. Musa Zuzaku
07. Simon Komani
08. Naser Saiti
09. Urim Musliu
10. Ilir Muharremi
11. Avni Muharremi
12. Shaip Kurtaj
13. Fadil Haliti
14. Riza Rizai
15. Rraim Iseni
16. Ramadan Islami (Gjermani)
17. Sadat Sinani (Gjermani)
18. Rushit Rushiti
19. Lulzim Agushi
20. Musa Sylejmani
21. Hashim Aliqi
22. Artan Rama
23. Burim Isufi
24. Gëzim Gashi
25. Nexhmedin Kurteshi
26. Daut Demiri
27. Sinan Makiqi (Gjermani)
28. Flamur Makiqi (Gjermani)
29. Sabit Saiti
|

Fituesit e vitit 2011
1. Avni Muharremi
2. dhe 3. Naser Sahiti
|

Fotografi nga takimi vjetor 2011
|
|
Ftohen të gjithë mërgimtarët tanë të interesuar për anëtarësim në shoqatën tonë të pëllumbave akrobatikë të Kosovës në Zvicër, që të lajmërohen përmes formularit në rubrikën "Kontakti".
|
|